Thaçi ka pritur në takim kryesuesin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, jetësuesin e Rezolutës 1244

Thaçi ka pritur në takim kryesuesin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, jetësuesin e Rezolutës 1244

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim të përzemërt, kryesuesin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me zyrën e kësaj organizate administrative të OKB-së, e cila shtrin veprimin, sidomos në veri të vendit. Edhe pse zyrtarisht, madje edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj është shprehur kundër pranisë së UNMIK-ut në vend, duke e akuzuar si mbetje të Rusisë, Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për rolin që UNMIK-u luajtur në Kosovë pas luftës dhe kujtoi se edhe procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas tij është nisur nga Kombet e Bashkuara, mbi Rezolutën 1244, si dhe është zhvilluar në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se tani është koha për një kualitet tjetër të bashkëpunimit me UNMIK-un. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Zahir Tanin, u shpreh i kënaqur lidhur me bashkëpunimin me autoritetet e larta të vendit duke kërkuar bashkëpunim më konstruktiv dhe në interes reciprok.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …