leoni

Takimi i fundit për vitin 2024 me drejtorët e shkollave, psikologët, pedagogët, koordinatorët e cilësisë dhe kryetarët e këshillave të prindërve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin komunal të Arsimit, me zyrtarët e drejtorisë, me komandantin e Stacionit Policor në Rahovec dhe me përfaqësues të tjerë, mbajti takim me drejtorët e shkollave, me koordinatorët e cilësisë dhe me kryetarët e këshillave të prindërve të shkollave të komunës.

U Diskutua për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, për sigurinë në shkolla, për funksionimin e organeve drejtuese dhe për rëndësinë e koordinimit për aktivitete të përbashkëta. Kryetari Latifi theksoi angazhimin e madh të komunës për investime të shumta dhe të pandalshme në ndërtimin e objekteve të reja, renovime, zbatimin e masave eficiente, kabinete dhe laboratore, mjete konkretizimi, pajisje me teknologji informative dhe tabela digjitale, terrene sportive, biblioteka, rrethoja dhe në përmirësime të vazhdueshme të kushteve në shkolla dhe në çerdhet për fëmijë, si dhe për planet që kanë për investime në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë …