Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator

Hetimet për Radoiçiqin, janë të domosdoshme për avancimin e Serbisë në BE

Hetimet për Milan Radoiçiqin, të dyshuarin kryesor në sulmin terrorist në Banjskë, po shihen si një pikë kyçe për Serbinë në procesin e integrimeve evropiane. Bashkimi Evropian ka kërkuar përshpejtimin e hetimeve, duke i konsideruar këto hetime si një kusht të rëndësishëm për avancimin e Serbisë në bisedimet për anëtarësim. Sipas prokurorit publik të Beogradit, Nenad Stefanoviq, vendimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit pritet të merret deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Radoiçiqi ka pranuar publikisht se ka organizuar dhe udhëhequr grupin që mori pjesë në sulmin në Banjskë, duke shpërndarë një pranim të përgjegjësisë për ngjarjen. Megjithatë, hetimi ka hasur në vonesa, për shkak të faktorëve politikë, duke nxitur kritika nga ekspertët dhe zyrtarët evropianë. Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se vonesat janë të papranueshme, duke theksuar se hetimi mund të kishte përfunduar më herët, pas pranimit të fajit nga i dyshuari.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …