Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar publikisht ndaj një shëmtie çoroditëse, me ç’ rast emblema e UÇK-së është vendosur në një tualet brenda Ministrisë së Drejtësisë. Në deklaratën e tij, ai e cilësoi këtë veprim si një akt të papranueshëm, duke theksuar se këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i Ministres, është shumë skandaloze. Ai kërkoi që Ministrja të marrë masa konkrete, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen e rastit. Faton Klinaku gjithashtu, shtoi se në rast të mosveprimit, Ministrja duhet të ofrojë dorëheqjen për paaftësi në menaxhimin e situatave të tilla. Ky rast ka ngjallur reagime të forta në publik dhe mes komunitetit të veteranëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së simboleve kombëtare dhe respektit për trashëgiminë e luftës çlirimtare.
Kjo çoroditje dhe urrejtje morbide kundër UÇK-së, jo rastësisht ndodh në 26-vjetorin e rënies së komandantit, Mujë Krasniqi, me 42 dëshmorë në relacionin “Likenet e Hasit-Gorozhup”. Ja cili është ‘nderi’ që iu bëhet dëshmorëve të komit e atdheut nga qeveria-Kurti-emblema e UÇK-së është vendosur në një wc brenda Ministrisë së Drejtësisë. RKL