Në 6-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë. Ajo është e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë. Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Në këtë përvjetor po e rikthej në vëmendjen tuaj, një fjalë time nga zemra, ditën kur u formua Ushtria”, ka thënë mes tjerash Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Andin Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se …