BDI: Kryeministri i qeverisë palegjitimitet ta tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e gjuhës shqipe

Kryeministri i qeverisë pa-legjitimitet duhet  ta tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e gjuhës shqipe dhe të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës nëse do të dëshmojë se nuk është kundër gjuhës shqipe! Nëse kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet dëshiron të dëshmojë se nuk ka agjendë anti-shqiptare dhe nuk është kundër gjuhës shqipe, atëherë le të japë shembull duke tërhequr iniciativën e partisë së tij në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe të ndalojë instrumentalizimin dhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar procesin e rinovimit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë unilaterale. Standardet e dyfishta, thuaj një gjë, bën diçka tjetër, nuk e kanë bërë kurrë një lider të vërtetë dhe as nuk kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të një shoqërie shumetnike si kjo e jona. Gjesti i tërheqjes së kësaj iniciative dhe ndalimi i presionit ndaj institucioneve do të ishte një dëshmi konkrete që kryeministri nuk përdor deklarata boshe për të mbuluar veprime që shkojnë kundër barazisë dhe integrimit. BDI i bën thirrje kryeministrit që t’i japë fund hipokrizisë dhe të tregojë me vepra se është për barazinë e të gjitha komuniteteve. Çdo sjellje ndryshe do të konsiderohet si vazhdimësi e politikave që thellojnë ndasitë dhe dëmtojnë kohezionin ndëretnik.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …