Komuna e Malishevës pranon donacion një mjet motorik për mirëmbajten e rrugëve dhe trotuarëve nga mërgimtari Njazi Bytyqi

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati e ka falënderuar mërgimtarin Njazi Bytyqi i cili i dorëzoi  Komunës së Malishevëe një mjet motorik për mirëmbajten e rrugëve dhe trotuarëve të qytetit.

Në postimin e kryetarit Kastrati në facebook thuhet:

Faleminderit bashkëvendësi ynë, Njazi Bytyqi!

Komuna jonë sot ka pranuar donacion nga mërgimtari ynë, Njazi Bytyqi, një mjet motorik për mirëmbajten e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet.

I jemi përherë mirënjohës për këtë donacion, që do t’i shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të sheshit dhe rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane.

Faleminderit miku im, Njazi

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë …