Aliu: Bedri Hamza është adresa e zgjidhjes së kërkesave të punjonësve të Arsimit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, mbajti një takim me mësimdhënësit ferizajas. Ai  ka folur për reformat në arsim, duke premtuar një të ardhme të re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit. Përveç rritjes 50% të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë, Bedri Hamza ka premtuar edhe 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohet t’i regjistrojë ata në çerdhe private. Për studentët, Hamza ka premtuar edhe Fond Shtetëror të Bursave. Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit. Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit. Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin, ka deklaruar Kandidati i PDK për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Derisa i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fjalën e tij para qindra punonjësve të Arsimit ka deklaruar se Bedri Hamza është zgjedhja e mësimdhënësve, është adresa e zgjidhjes së kërkesave e nevojave të punjonësve të Arsimit për paga e kushte dinjitoze të punës, program e infrastrukturë arsimore me tipare dalluese, cilësi e konkurrueshmëri. Bashkë me Kandidatin Bedri Hamza. Bashkë për Kosovën më të mirë, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i  komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” zunë vendin e parë në futsall në Garat Republikane

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj zunë vendin e parë në futsall në Garat …