Policia e Kosoves

Sindikata ka bërë thirrje që sa më parë të bëhet sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ju ka bërë thirrje urgjente akterëve shtetëror që sa më parë të bëhet sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e policisë. Drejtues të kësaj sindikate kanë thënë se çështja e sigurimit shëndetësor është ngritur prej kohësh, por se institucionet nuk kanë arritur të ofrojnë zgjidhje konkrete. ”Sindikata i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të ndërmerren masa të menjëhershme për sigurimin e mbështetjes shëndetësore për policët. Kjo kërkesë vjen si pasojë e një vetaksidenti të fundit, ku një automjet policor pësoi aksident, duke lënë të lënduar tetë zyrtarë policorë. Ngjarje të tilla, që po përsëriten shpesh, theksojnë mungesën e një mbulimi të duhur shëndetësor për ata që çdo ditë përballen me rreziqe të larta në shërbim të vendit”, thuhet në komunikatën e sindikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i  ka penguar dëshmitarët  

Ish-kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re …