Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt me grupin rebel sirian Hayat Tahrir al-Sham ( HTS ). Ai ka theksuar më tutje se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, Sekretari, Antoni Blinken tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por tha se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t’i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni, njofton Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …