Rusia vazhdon ta zvogëlon praninë e saj ushtarake në Siri. Një aeroplanë i madh rus ‘Antonov’ i sajuar për transportimin e mjeteve ushtarake është vërejtur duke u mbushur me kamiona e makineri tjera ushtarake në bazën ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe të fluturoj në drejtim të Libisë. Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad. Radio Evropa e Lirë njofton se në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …