Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka deklaruar se kjo agjenci ka mandat për të parandaluar korrupsionin dhe për të zbatuar politikat shtetërore në parandalimin e korrupsionit. Ai ka shtuar më tutje se Agjencia mund të bëjë publike raportet e saj dhe të ushtrojë presion publik ndaj institucioneve për të parandaluar keqpërdorimin, nëse rekomandimet e saj nuk merren parasysh. “Nëse ne besojmë që rekomandimet tona kanë qenë të obligueshme që të merren parasysh, ne mund të bëjmë publike këto raporte tona dhe të përdorim presionin publik ndaj institucioneve për të parandaluar format e ndryshme të keqpërdorimit. Ta kemi të qartë rastet e sinjalizimit duhet të plotësojnë dy kushtet themelore, sinjalizim duhet të jetë i punësuar dhe sinjalizimi duhet të bëjë me interes publik. Nëse është zhvilluar një praktikë e keqe në institucion i cili ka dëmtuar qoftë financat apo ka dëmtuar qytetarët e Kosovës është subjekt i trajtimit të agjencisë” ka thënë mes tjerash, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …