Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sekretari i saj për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Berndard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN). Ky subjekt politik njofton po ashtu se kohë më parë, Partia Demokratike e Kosovës është bërë anëtare e LIBSEEN nga viti 2022 kur ka marrë udhëheqjen e saj kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi i cili bashkë me Nikajn filloi internacionalizimin e PDK-së duke e anëtarësuar në të gjitha rrjetet e partive liberale. “E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale”, thuhet në njoftimin e . Partisë Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …