Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim apo deklarim që mund të dëmtojë reputacionin e bizneseve vendore, duke theksuar se këto biznese kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të Kosovës. Në reagimin e këtij institucioni më tutje theksohet se Kushtetuta e Kosovës garanton prezumimin e pafajësisë për të gjithë individët, dhe se është përgjegjësi e organeve kompetente të gjyqësisë që të trajtojnë dhe të vendosin mbi çdo çështje ligjore. Oda Ekonomike e Kosovës ka tërhequr vërejtjen se akuzat dhe njollosjet e pabaza, mund të ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës dhe të shkaktojnë largimin e investitorëve potencialë. Mbështetja për bizneset është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të reja, thuhet mes tjerash në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i ka penguar dëshmitarët
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re …