Pas fjalimit të Edi Ramës, në Strasburg, ka reaguar Endrit Thaçi, djali i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Endrit Hashim Thaçi, e ka uruar Richard Grenellin, për pozitën e tij, në administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump

Endrit Hashim Thaçi, e ka uruar Richard Grenellin, për pozitën e tij, në administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump. Grenell, që njihet për miqësinë me ish-presidentin Thaçi është emëruar nga presidenti, Donald Trump, si emisar i veçantë i Shtëpisë së Bardhë për misione speciale ndërkombëtare. “Bota ka nevojë për misionet speciale amerikane  për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky është një mision i duhur për Richard Grenell, pas një pune të shkëlqyer për presidentin Trump dhe ShBA-në. Urime Richard Grenell!”, ka shkruar Endrit Thaçi.  Grenell ka qenë shumë i zëshëm edhe kundër Gjykatës Speciale në Hagë, veçanërisht ish-kryeprokurorit të saj Jack Smith, i cili pasi kishte ngritur aktakuzën kundër Thaçit, kishte ngritur aktakuzë edhe kundër presidentit Trump. Jack Smith kishte publikuar një njoftim duke e shkelur rregulloren e brendshme për të treguar që kishte dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, e cila ishte e pakonfirmuar asokohe, në ditën që Thaçi ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshje nën patronatin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …