Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë të Malishevës

Komuna e Malishevës njofton qytetarët se Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë të Malishevës këtë të mërkurë me 18 dhjetor 2024. Takimi mbahet në objektin e Komunës, Salla e Asamblesë Komunale prej orës 11 deri në ora 12.00.

AVOKATI I POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

Avokati i Popullit mbikëqyrë dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike në Republikën e Kosovës. Çdo qytetar mund të parashtrojë ankesë te Institucioni i Avokatit të Popullit.

Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …