leoni

Kryetari Latifi për fundvit takon personat me nevoja të veçanta

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes faqes së tij zyrtare, Facebook, ka njoftuar se të hënën ka patur nder dhe kënaqësi të bashkohet në drekën e fundvitit me personat me nevoja të veçanta, të organizuar nga Organizata “Handikos” dega në Rahovec.

Si komunë, do të jemi gjithmonë pranë tyre, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në bashkëpunim me donatorët dhe partnerët tanë.

Duke e mbyllur këtë vit së bashku, ju uroj të gjithëve shëndet, gëzim dhe një vit të ri të mbushur me suksese dhe harmoni, ka shkruar kryetari Latifi!

 

Kontrolloni gjithashtu

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” zunë vendin e parë në futsall në Garat Republikane

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj zunë vendin e parë në futsall në Garat …