Në Gjykatën Speciale, sërish do të mbahet edhe një konferencë mbi ecurinë e çështjes kundër eprorëve të UÇK-së. Të pandehurit; Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi do të dalin përsëri para Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me akuzat për gjoja pengim të drejtësisë. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar një konferencë mbi ecurinë e çështjes për të martën ku pritet të diskutohen organizimi i shkëmbimeve midis palëve për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykim. Në këtë seancë, ish-presidenti Thaçi dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, kanë mundësinë të deklarohen për pranimin ose mohimin e fajësisë. Sipas avokatit Ardian Bajraktari, të pandehurit kanë afat 30-ditor nga momenti i paraqitjes së parë për të deklaruar fajësinë e tyre. Ndërkohë, Hajredin Kuçi, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj, në paraqitjet e mëparshme, kanë mohuar fajësinë lidhur me akuzat e Prokurorit të Specializuar. Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën e re ndaj Thaçit dhe të tjerëve, që përfshin akuza për pengim të drejtësisë, përfshirë zbulimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur në rastet ku ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në panik, u bën thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen sa më parë për votim, në zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shfaqë shenja frike paniku për rezultatin në zgjedhjet e …