Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të paraqitet në prokurori, por kërkon nga prokuroria, që ajo të paraqitet, në kryeministri

Zyra e Kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se Albin Kurti ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet në Prokurorinë Speciale. Lajmin e ka vërtetuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi. Ajo ka shtuar se Prokuroria Speciale do të përgatis një ftesë tjetër për “një datë tjetër konform legjislacionit në fuqi”. Kurti ishte ftuar të paraqitet në Prokurorinë Speciale sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit. Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo prokurori e ka nën hetim Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do ta përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”, tha ajo. Ndërkohë kryeministri ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët, për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kurtit i duket nënçmim paraqitja në Prokurori, të cilën e akuzon, në rastet kur ajo merret me korrupsionin e zyrtarëve të tij. Ai me arrogancën dhe mendjemadhësinë e tij vepron sipas thënies; NUK  SHKON MUHAMEDI TE KODRA, POR KODRA SHKON TE  MUHAMEDI.

 

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …