leoni

Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Kryeministri Kurti nuk është mbi ligjin, është dashur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Kurti nuk është mbi ligjin dhe është dashur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale. Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ajo ka thënë se edhe deputetët u janë përgjigjur ftesave të tilla kur janë ftuar për hedhje të gazit lotsjellës. Ajo çka është shqetësuese është se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në fakt s’ka mbajtur asgjë. Njëra prej tyre është sulmi ndaj mediave, sulm që po u bëhet gjykatave dhe në fund duhet me thënë se askush nuk është mbi ligjin. Vendimi të mos paraqitet nuk qëndron, sepse edhe ne deputetë kemi qenë dhe ne kemi pas ftesa nga gjykata për shkak të gazit lotsjellës dhe u kemi përgjigjur. Edhe pse e kanë shumicën e  votave, nuk mund të bëjnë gjithçka, nënvizoi, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …