leoni

Është rritur në 32 mijë e 916 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli që ka ndërmarrë, në Rripin e Gazës

Të paktën 52 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, numri i përgjithshëm i të vrarëve ka arritur në 45 mijë e 28

Të paktën 52 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga viti i kaluar në 45.028, raporton Anadolu. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, 106 mijë e 962 persona të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në vazhdim. Forcat izraelite vranë 52 palestinezë dhe plagosën 203 të tjerë në shtatë masakra të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria në një deklaratë. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ata”, shtoi ai. Izraeli ka vazhduar me luftën gjenocidale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes, Joav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,  në Rripin e Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …