Ministria e Jashtme turke kundërshton me forcë planin izraelit për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë e aneksuara, në Golan

Ministria e Jashtme turke e denoncoi me forcë planin izraelit për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë e aneksuara Golan dhe dyfishimin e popullsisë që jeton në këtë zonë. Për Ankaranë zyrtare, bëhet fjalë për një përpjekje të qartë të shtetit hebre për të zgjeruar kufijtë e tij. “ Kjo është një fazë të re në objektivin e Izraelit për të zgjeruar kufijtë e tij përmes pushtimit”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohen veprimet e fundit izraelite në rajon, përfshirë shkeljen e marrëveshjes së vitit 1974 me hyrjen e forcave të tij në zonat neutrale dhe sulmet ajrore në Siri. Këto veprime të vazhdueshme nga Izraeli minojnë seriozisht përpjekjet për të sjellë paqe dhe stabilitet në Siri dhe përshkallëzojnë më tej tensionet në rajon”, nënvizon ministria e jashtme turke, e cila i bën thirrje nga ana tjetër edhe komunitetit ndërkombëtar të reagojë e të ndalë hapat e paligjshëm të ndërmarrë nga qeveria e Benjamin Netanyahut. Me rënien e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad trupat izraelite u zhvendosën në një zonë të çmilitarizuar brenda Sirisë, e cila u krijua pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …