Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Haxhiu: Argumentet për demarkacionin do të dëshmojnë se ajo është tradhti ndaj vendit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se tryeza që do të mbahet për demarkacionin do të dëshmoj se kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës. Ajo ka theksuar më tutje se  argumentet që do të paraqes Lëvizja Vetëvendosje në këtë tryezë për demarkacionin do të dëshmojnë se ajo është tradhti ndaj vendit dhe falje Malit të Zi 8 mijë hektar tokë të Kosovës. Argumentet të cilat do të paraqiten në këtë takim do të jenë të bazuara në metoda shkencore, e jo në metoda kadastrale të përdorura nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion. Megjithëkëtë, edhe pas mbajtjes së kësaj tryeze nuk do të ketë reflektim të Qeverisë dhe liderëve shtetërorë dhe zgjidhja e vetme për demarkacionin është zhbërja e marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar, ka theksuar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Ajo ka paralajmëruar tensionim të situatës nëse demarkacioni shkon për ratifikim në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …