Për shpërthimin me eksploziv në një zonë të kanalit të “Ibër-Lepencit” në Zubin Potok për të cilin Qeveria e Kosovës beson se “është orkestruar nga Serbia”, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, ka thënë se, tash për tash, nuk ka bazë për të drejtuar gishtin te dikush”. Në lidhje me sulmin në infrastrukturën jetike – që edhe nga Bashkimi Evropian është cilësuar si akt terrorist, ka thënë se “është e rëndësishme që të ndodh hetim kredibil” derisa u thirr në, gatishmërinë e shtetit serb për të mbështetur hetim serioz. Për hetimin me pjesëmarrjen e faktorëve ndërkombëtare, amerikanët janë të gatshëm. Mendoj se do të ketë përpjekje që të jetë edhe BE-ja dhe shpresoj që të arrijmë një lloj rezultati, ka thënë ambasadori, Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në panik, u bën thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen sa më parë për votim, në zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shfaqë shenja frike paniku për rezultatin në zgjedhjet e …