Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur vlerësimin e tij për punën e personelit shëndetësor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur vlerësimin e tij për punën e personelit shëndetësor në një video të publikuar gjatë një takimi me mjekë, infermierë dhe staf shëndetësor. Profesionet tuaja shkojnë përtej një kontrate dhe një page, sepse kanë të bëjnë me shëndetin dhe jetën e njeriut, u tha Hamza pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e tyre për familjet dhe komunitetin. Ai shtoi se puna e tyre ka shpëtuar jetë dhe ka ndihmuar shumë njerëz të tejkalojnë sfida të vështira shëndetësore. E di çka do të thotë për një familje të ketë një të sëmurë në shtëpi dhe çka do të thotë ndihma që personeli shëndetësor jep. Bedri Hamza premtoi se Kosova mund dhe duhet të bëjë më shumë për këta “heronj të përditshëm,” duke nënvizuar nevojën për investime dhe mbështetje në sektorin e shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …