Mbledhja e XII-të e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet më datë 26 dhjetor 2024 (e enjte), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK-Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
REND DITE me 12 pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2024;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së kuvendit komunal për vitin 2025;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2025;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2025;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i njoftimit për shkëputje të kontratës së lokalit afarist;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 02240-76, ZK- Rahovec;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 02240-76, ZK – Rahovec;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, P- 00325-0, ZK- Hoçë e Madhe;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër, të pronës së paluajtshme të komunës, P- 00325-0, ZK – Hoçë e Madhe;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirim nga taksa komunale Postë – Telekomin e Kosovës.