Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një kontrate me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” për vënien në funksion të një fabrike të re municionesh në Kosovë. Shteti i Kosovës ka koordinuar dhe konsultuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë miratuar hapjen e këtij projekti. Ai theksoi se prodhimi i municioneve është një hap i madh për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes, me standarde të NATO-s.
