Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur që për herë të pestë gjatë këtij viti të vlerësohet nga EasyJet si aeroporti me performancën më të mirë në kohë të muajit.
Mirënjohje të tillë, Aeroporti i Prishtinës kishte pranuar nga EasyJet edhe gjatë muajit Shkurt, Mars, Prill dhe Maj duke lënë pas të gjitha aeroportet e tjera nga më shumë se 30 shtete ku kjo kompani ajrore operon.
“Kemi treguar performancë të jashtëzakonshme në procesimin e udhëtarëve dhe të fluturimeve, marrë parasysh faktin se kemi pranuar këtë mirënjohje për herë të pestë gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti” – ka deklaruar me këtë rast drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.