Një tjetër dëshmitar pranohet në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pranuar edhe një viktimë pjesëmarrëse, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të pranuara në 154. Sipas vendimit të trupit gjykues, kjo viktimë do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës sikurse viktimat e tjera. Në vendim u theksua se afati për pranimin e viktimave kishte përfunduar më 15 shkurt 2023, por kjo  u pranua për shkak të arsyeve të vlefshme, pavarësisht dorëzimit të kërkesës pas këtij afati. Kjo aktakuzë është ndryshuar më herët, më 29 prill të vitit 2022, për të përfshirë pretendime për krime lufte të kryera edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, në paraqitjen e tyre të parë më 9 nëntor 2020, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Kjo  deklaratë është  përsëritur nga Kadri Veseli më 10 nëntor dhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …