leoni

Kryeministri Edi Rama, pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, tha se synojmë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama, tha se të martën pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, se synojnë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027.  Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto – shtetit që mban Presidencën e Këshillit të BE-së. Rama tha se Shqipëria “i ka bërë detyrat e shtëpisë”. Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor, të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret dhe duam të sigurohemi i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade, tha Rama

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …