Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin me të cilin ka biseduar sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ai  ka thënë se “cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike”. Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanishme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje. Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike. Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim. Faleminderit për vizitën, mik i çmuar!”, ka shkruar, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …