Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i ka penguar dëshmitarët. Ai në fjalën e tij hyrëse përmendi faktin se Prokuroria e Hagës ia kishte ngritur aktakuzën e parë veç tre muaj para se ai të rizgjidhej kryetar i vendit, ndërsa aktakuza e re vjen veç dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. sikur e tha avokatja, para se të deklarohem, dua të shtoj diçka, pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, për mbarëvajtjen e rregullt, kushtetues e ligjor. Para 4 vitesh, nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje, vetëm 3 muaj para se të rizgjedhesha president, para 10 ditësh, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e garës politike, e as nuk kam ambicie politike, as president, as kryeministër, as deputet, as pozitë publike. Theksoj se nuk jam pengesë, e nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politike as projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë e shtetin e Kosovës, me vizionin për anëtarësim në NATO, BE, raport special të përjetshëm me Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …