Sllovenia duhet pranuar është një shtet pro perëndimorë, mirëpo pas rënies së komunizmit jugosllav jo gjithë herë bënte politikë çfarë jemi mësuar dhe prisnim nga ajo. Rasti më i freskët është edhe ardhja e kryetarit Rus Vlladimir Putin në këtë shtet. Për shumë kë ishte një lloj befasie, por nëse hedhim një shikim prapa kjo edhe nuk është ndonjë befasi politike. Pasi që para disa vitesh një ultra nacionalist i tërbuar Ruso-sllav Vlladimir Zhirinovski me paraqitjet e tij nacionaliste kundër SHBA-ve dhe tërë Evropës, u kërcënohej madje edhe me bombë atomike e gjithë çka tjetër. Por menjëherë e tërë Bota demokratike u ngritën kundër tij. Dhe ia ndaluan udhëtimet në këto vende. Ai kishte përkrahjen vetëm të çetnikut dhe ultra nacionalistit serb, Voisllav Sheshel. Dhe përfundimisht Rusia nën presionin e tërë botës qe detyruar ta largojë nga skena politike. Mirëpo ndodhi çudia më e madhe gati të thuash në tërë Botën kur ky nacionalist dhe shizofren i tërbuar viziton Slloveninë. E tërë Bota u step pasi as që as kujt nuk i shkonte mendja se Sllovenia mundë të bëjë një gjest të tillë.
Sllovenia disa herë edhe ndaj Kosovës nuk është sjellë ashtu siç prisnim nga ajo. Duhet kujtuar paraqitjen e Millan Kuçanit pas takimit të tij me Millosheviqin,dhe rasti më i keq ishte kur shtetasja Sllovene Maja Kocianqiq pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Serbia bën paraqitje raciste kundër futbollistëve Shqiptarë, në vend që t’i dënojë ato veprime raciste ajo doli hapur në përkrahje të Serbisë. Dhe kur Rusia po e kërcënon Ballkanin, ky takim në këtë nivel kaq të lartë politik nuk është dashur të ndodhë.