Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Kosova ka pësuar humbje të mëdha për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit gjatë katër viteve të fundit. Sipas Hotit, ky dokument i nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë ka rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk besoj që është humbur si rast. Ka humbur Kosova që nuk e ka zbatuar gjatë këtyre katër viteve. Kjo marrëveshje është në interesin strategjik të Amerikës për qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, tha Hoti. Ai theksoi se qeveria e ardhshme duhet ta trajtojë me prioritet këtë marrëveshje për të shmangur dëme të mëtejshme për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …