Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shfaqë shenja frike paniku për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme, andaj iu ka bërë thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se afati për regjistrim është deri më 26 dhjetor, andaj sipas tij është e domosdoshme që diaspora të regjistrohet për votim. Ky panik po rritet me faktin se opozita është angazhuar vrullshëm në mërgatë, dhe ka fituar shumë elektorat, për dallim nga zgjedhjet e fundit. Kurti në mbledhjen e qeverisë, foli edhe për heqjen e regjimit të vizave për Bosnje e Hercegovinën. Kanë mbetur më pak se dy javë nga heqja e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Kjo do të lidhë qytetarët dhe do të nxitë bashkëpunimin”, tha ai.