BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI; Afrim Gashi, zëdhënësi i Hristijan Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Në një kumtesë të BDI-së thuhet  se Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij. Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri. Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues. Sa shumë na kujton politikanët e zgjedhur nga Beogradi për të udhëhequr Kosovën në vitet ’80-’90. Gashi do të mbahet mend për faktin se e tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me ta ekskluzivisht në gjuhën maqedonase. Për më tepër, ai refuzoi të thërrasë seancë të Kuvendit për ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit, ndërsa me urgjencë thirri seancë për përgjegjësinë e Ilire Dautit, në lidhje me Ligjin për Veteranët.

Afrim Gashi është turp për mbarë kombin.

Është koha që menjëherë të japë dorëheqje për të shpëtuar  dinjitetin e popullit që pretendon se përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për debat publik lidhur me rinegociimin e Marrëveshjes së Ohrit është absurd

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Gostivar, Kryetari Ali Ahmeti dënoi ashpër vendimin e Gjykatës …