AGK-ja ka shprehur shqetësim të thellë për mesazhin kërcënues që ka marrë, Ilir Mirena, dhe ka ftuar Policinë e Kosovës që të hetojë urgjentisht rastin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thekson se kjo gjuhë kundër gazetarëve është duke vazhduar, dhe kanë bërë thirrje tek Qeveria e Kosovës dhe partia në pushtet të mos nxisë dhe të kontribuojë në zbutjen e diskursit publik kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Ilir Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”. AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin. Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit. AGK-ja e fton sërish Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, që të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik, kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Andin Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se …