Egzon Kastrati

Egzon Kastrati; Inflacioni (rritja e çmimeve) konsiderohet si një problem ekonomik që ndikon shumë në mirëqenien e qytetarëve

Problemet ekonomike të Kosovës kanë një dimension të gjerë dhe fatkeqësisht mungesa e një orientimi të qartë ekonomik dhe mungesa e politikave zhvillimore ekonomike kanë bërë që këto probleme vetëm të thellohen. Inflacioni (rritja e çmimeve) konsiderohet si një problem ekonomik që ndikon shumë në mirëqenien e qytetarëve.

Nëse i referohemi viteve të fundit, mesatarja e inflacionit për këto 3 vite ka qenë mbi 23% dhe nëse i referohemi nëngrupeve të Kosnum nga 50% ka shkuar në 100%, sidomos ato ushqimore dhe të tjera mallra të lidhura, dhe kjo tregon qartë rritjen e kostos së jetesës dhe për rrjedhojë uljen e standardit të jetesës. Hyrja në fuqi e ligjit të pagave në vitin 2023, edhe pse është prezentuar si i arritur nga qeveria, krijon pabarazi dhe zhgënjim në administratën publike, e sidomos ky ligj vlen vetëm për të emëruarit politikë, duke thelluar edhe më shumë pabarazinë në të ardhura.Përcaktimi i vlerës monetare të koeficientit 105 në vitin 2023 dhe më pas 110 në vitin 2024 edhe pse aferm nuk e ruajti ekonominë e të ardhurave reale kundrejt inflacionit të lartë.

Në një situatë të tillë, si përgjigje monetare, qeveria do të duhej të indeksonte pagat dhe pensionet me normën e inflacionit. Prezentimi e normës së re, jo në vlerë, por në njësi të koeficientit, është më shumë një kozmetikë elektorale sesa një tregues real i qendrushëm i rritjes. Rritja prej 55 euro ose 0.5 njësi e Koeficienti dhe 1 njësi e koeficientit ose 110 euro nga korriku nuk përkon me situatën reale dhe nuk garanton stabilitet ekonomik të administrata publike e as siguri juridike, duke marrë parasysh se rritja njësi e koeficientit të përcaktuar me ligjin e pagave nuk e lejon këtë sepse koeficientët janë të percaktuar 2-18.Pra, me këtë rritje, qeveria nuk ka prodhuar asgjë tjetër përveç dëshpërimit që do të vijë si pasojë e kostove ekonomiko-financiar që do të kenë familjet kosovare dhe kosto opportune.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Sefaj

Ilir Sefaj: Të jesh deputet!

Tash, kur edhe zyrtarisht partitë politike në vend kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve …