Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar rajonin si pjesë të pandashme të familjes evropiane. Në një deklaratë për gazetarët para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Kallas shprehu angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit. Ajo theksoi se Ballkani Perëndimor ka një rol të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se avancimi i bashkëpunimit është një prioritet i rëndësishëm. Kallas vuri në dukje rëndësinë e diskutimeve për planin e rritjes dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë si një hap domethënës drejt zgjerimit të bashkëpunimit. Sa i përket procesit të zgjerimit të BE-së, Kallas shprehu vendosmërinë që ky proces të shënojë progres gjatë mandatit aktual pesëvjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti ka adresuar kritika arrogante kundër partive opozitare, duke i krahasuar ato me Listën Serbe
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka adresuar kritika të ashpra, fyese e ironizuese kundër partive …