Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, ka folur për paralajmërimin për publikim të përgjimeve nga një portal i lidhur me shërbimet e EULEX-it, përmes së cilave dëshmohet gjoja ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura. Lumezi, ka deklaruar se për këtë rast është njoftuar nga mediet lidhur me përgjimet por se ende nuk ka marrë ndonjë shkresë zyrtare. Përgjimet do të analizohen në detaje për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale. “Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokuror kompetent lidhur me një rast që ka qenë duke u zhvilluar, e që kanë dal nga aty”, tha Lumezi. “Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duart e prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të tilla deklaroi Lumezi për RTV Dukagjini.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …