Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinionin për statusin kandidat të Kosovës dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj saj. Megjithatë, ajo theksoi se këto hapa kërkojnë unanimitetin e vendeve anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian. Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë nga Këshilli për të dalë me opinion. Po punojmë për ta siguruar këtë, dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për heqjen e masave, por këtu ende nuk kemi unanimitet, tha Von der Leyen në përgjigje ndaj kritikave të shprehura nga presidentja, Vjosa Osmani, për trajtimin jo të barabartë të Kosovës nga BE-ja. Realiteti i ri kërkon që jo vetëm të lëmë derën hapur, por të veprojmë aktivisht për të afruar vendet aspiruese, tha ajo pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti ka adresuar kritika arrogante kundër partive opozitare, duke i krahasuar ato me Listën Serbe
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka adresuar kritika të ashpra, fyese e ironizuese kundër partive …