Kryekuvendari, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij diplomatik. Kryetari Veseli çmoi lart kontributin e Italisë në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, ndërsa shfaqi besimin se bashkëpunimi dhe përkrahja italiane ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që do të drejtojë misionin diplomatik të Italisë në Kosovë, duke shfaqur shpresën që bashkëpunimi i konsoliduar midis Romës dhe Prishtinës zyrtare, do të forcohet dhe zgjerohet edhe më tej.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …