Gjatë mandatit të qeverisë Kurti, të cilin e mori më 2021, Gjykata Kushtetuese ka kontestuar gjithsej 8 ligje, me arsyetimin se përmbanin nene që nuk ishin në përputhje me Kushtetutën. Në mesin e këtyre ligjeve të rrëzuara nga Kushtetuesja, janë ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ligji për çmimin tavan të produkteve dhe ai për Kshillin prokurorial të Kosovës. Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, bëri të ditur se në shqyrtim ka edhe 8 ligje të tjera, përfshirë atë për Fondin sovran, ligjin për skemat pensionale dhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndërkohë, deklaratat e kryeministrit Kurti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por edhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu i sheh si tejet të dëmshme. “Qasje tepër e gabuar e kryeministrit ai duhet të bashkëpunojë me pushtetet e tjera sepse kjo qasje krijon performansë negative tek faktori ndërkombëtar dhe duhet të ketë kujdes të mos përfshihet në punët e Gjykatës”, tha Kryeziu.