leoni

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarët për vitin 2024

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarët për vitin 2024, si pjesë e përmbushjes së obligimeve ligjore sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutit të Komunës.

Gjatë takimit, kryetari Kastrati i informoi qytetarët rreth projekteve të realizuara dhe atyre që janë në proces të realizimit. Ai theksoi se fokusi i këtij viti ka qenë përmirësimi i infrastrukturës, përshirë rrugët, sheshin, kanalizimet, trotuaret dhe të tjera, ndërsa sfidë ka qenë lirimi i hapësirës publike, e cila falë mirëkuptimit nga ana e qytetarëve, është realizuar me sukses në qytet dhe është proces që do të vazhdoj edhe më tutje, deri në lirimin e plotë të hapësirës publike.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua dy çështjeve thelbësore: furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Kryetari sqaroi se, megjithëse këto shërbime nuk menaxhohen nga komuna, përmes angazhimeve të vazhdueshme është arritur marrëveshja me KEDS për të investuar në rrjetin energjetik, konkretisht instalimin e përçuesit nga Rahoveci në Malishevë, që pritet të përmirësojë furnizimin me energji. Po ashtu, për nënstacionin elektrik, komuna ka përmbushur të gjitha obligimet e saj dhe tani çështja është në duart e KOSTT-it, ndërsa angazhimi i komunës do të vazhdojë.

Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Kastrati theksoi se përkundër angazhimeve të komunës për ndërtimin e sistemit të furnizimit nga Radoniqi, nuk është siguruar mbështetje nga qeveria dhe nuk është lejuar marrja e kredisë për realizimin e projektit.

Gjatë prezantimit, Kastrati nënvizoi investimet në shëndetësi, si në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore ashtu edhe në infrastrukturë, si dhe mbështetjen për bujqësinë, përmes subvencioneve në qumësht, farëra dhe mekanizëm bujqësor. Po ashtu, u diskutua për përmirësimin e shërbimeve publike dhe sektorët e tjerë që janë në kuadër të kompetencës së komunës. Janë ndërtuar shumë rrugë në qytet, pastaj sheshi dhe investime tjera, në kuadër të realizimit të projektit të madh për “Malishevën urbane”, për çka edhe ka marrë mbështetjen dhe besimin e qytetarëve.

Një nga projektet kryesore në proces është rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në qytet, financuar nga granti që komuna e ka fituar falë performancës së mirë. Kryetari Kastrati falënderoi administratën komunale për angazhimin dhe transparencën e treguar, që ka mundësuar fitimin e këtij granti.

Pas prezantimit të projekteve, qytetarët pjesëmarrës patën mundësinë të parashtronin pyetje, të cilave iu përgjigjën kryetari Kastrati dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen katër persona mbi dyshimin se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”

Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka arritur …