leoni

Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit, kriminelët nuk janë ndëshkuar as 15 vjet pas krimit

Kanë kaluar 15 vjet qyshkur në orën 6.00 të mëngjesit të  15 janarit  të vitit  1999, forcat të shumta policore serbe, të mbështetura në prapavijë edhe nga forcat ushtarake dhe forca rezervë, ( të cilat në shtypin pacifist quheshin forca paramilitare) kishin filluar të vënë në zbatim planin e përgatitur në Beograd për ta sulmuar Reçakun dhe për t i dhënë një goditje vendimtare luftës së UÇK-së në këtë pjesë të Kosovës. Atë ditë forcat serbe fillimisht kishin filluar goditjen e shtëpive të fshatit  Reçak me artileri të rëndë prej pozicioneve të tyre te  „Pishat“, “Te Gështenjat“, “Te Rrasa e Çallakut“ dhe nga vendi i cili quhet, “Te Çesta“, në Kodrën mes Shtimes e Belincit,  përmbi Reçak. Pasi ishte  ndërprerë granatimi forcat kriminale serbe ishin  futur në fshat dhe kishin  filluar bastisjet shtëpi më  shtëpi. Në momente kur mizëria e armatosur e bandave policore serbe kishte filluar depërtimin, fshatarët kishin bërë përpjekje të largoheshin nga fshati, në drejtim të pyjeve por kishin hasur në një rrethim të fortë nga të gjitha anët.

Forcat policore serbe, të cilat ishin  futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë, afër xhamisë, Banush Azem Kamberin, ndërkohë që familja e tij pak kohë më parë kishte braktisur shtëpinë. Pasi e maltretojnë mizorisht, serbët e kishin ekzekutuar Banushin  me rafale automatiku në oborrin e fqinjit,  Rashit Rashiti. Pas ekzekutimit barbaroidët serbë, atij  ia kishin këputur  edhe kokën, e cila nuk është gjetur dot në vendin e krimit. Formacionet kriminale, në të cilat janë radhitur edhe serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar çdo gjë.

Dëshmitarët e gjallë të kësaj masakre rrëfejnë se “Drama me e tmerrshme në këtë ditë, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë, në pamundësi për të ikur gjatë hedhjes së një pas njëshme të granatave. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutfiut kishin goditur me armë të kalibrave të ndryshme dhe kishin vrarë  plakun,  Nazmi Nuha. Pastaj kishin sulmuar shtëpinë e Sadik Osmanit  dhe futen në oborr. Dëshmitarët: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, kanë deklaruar se  “rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djem të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry në bodrum”.

Në oborrin e Sadik Osmani  në atë çaste dramatike ndodheshin: Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanefi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani. Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrumin e mbyllur qanin e bërtisnin  gratë dhe fëmijët e mbyllur

Më pas kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe të gjithë pjesëtarët e Stacionit të Policisë së Shtimes, sipas skenarit të përgatitur më herët depërtojnë te shtëpia e  Sadik Osmanit. Dëshmitarët që i kanë shpëtuar masakrës rrëfejnë se kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje në mes të drejtuesve të këtij operacioni fashist. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, grupin prej 24 burrave të kapur rob i nisin  në drejtim të malit, te vendi i quajtur: ”Gropa e Bebushit”. Në rrugicën e “Gropës së Bebushit” në një moment njësitë kriminale serbe me rafale automatiku ekzekutojnë 24 burra. Kanë shpëtuar: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.

Gjatë luftimeve me forcat serbe kanë rënë në altarin e lirisë luftëtarët e UÇK-së:

Ali Beqa ………………1973 – 1999

Ismail Luma ………  .1975 – 1999

Mehmet Mustafa … 1938 – 1999

Sadik Mujota ……… 1939 – 1999

Shaqir Berisha ……..1969 – 1999

Kadri Syla …………….1967 – 1999

Nazim Kokollari ……1974 – 1999

Skënder Qarri ………1975 – 1999

Enver Rashiti …….….1974 – 1999

Lutfi Bilalli …………..1957 – 1999

Sadik Osmani ……….1957 – 1999

Nexhat Ramadani ….1978 – 1999

Ragip Bajrami ……… 1978 – 1999

Në luftimet gjatë përpjekjeve që bënin forcat serbe për t i marrë kufomat e të masakruarve, më 18 janar 1999 kanë rënë dëshmorë, komandanti i Brigadës 162, të Zonës Operative të Neredimes

Ahmet Kaçiku (1964 – 1999). Ndërkohë ka rënë në luftime  luftëtari i lirisë, Vezir Jashari (1975 – 1999)

Më 15 Janar 1999, forcat policore kanë vrarë dhe kanë masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e tyre edhe një grua.

Janë pushkatuar e masakruar:

1.Lutë Asllani

2.Banush Azemi

3.Ragip Bajrami

4.Halim Beqiri

5.Rizah Beqiri

6.Zenel Beqiri

7.Lutfi Bilalli

8.Ajet Emini

9.Bujar Hajrizi

10.Myfail Hajrizi

11.Skënder Halili

12.Haqif Hysenaj

13.Hajriz Ibrahimi

14.Hakip Imeri

15.Murtez Imeri

16.Nazmi Imeri

17.Mehë Ismajli

18.Muhamet Ismaji

19.Ahmet Jakupi

20.Eshref Jakupi

21.Hajriz Jakupi

22.Mehmet Jakupi

23.Xhelal Jakupi

24.Jashar Jashari

25.Raif Jashari

26.Shukri Jashari

27.Fatmir Limani

28.Nexhat Limani

29.Salif Limani

30.Bajram Mehmeti

31.Hanumshah Mehmeti

32.Arif Metushi

33.Haki Metushi

34.Ahmet Mustafa

35.Asllan Mustafa

36.Muhamet Mustafa

37.Sadik Osmani

38.Jashar Salihu

39.Shukri Salihu

40.Bajrush Shabani

41.Ahmet Smajlaj

42.Sheremet Syla

43.Shyqëri Syla

44.Bajram Xheladini

45.Njazi Zymeri

Kriminelët serbë që kanë marrë pjesë në torturimin, pushkatimin dhe masakrimin e banorëve të Reçakut më 15 janar 1999 janë

  1. Bozhidar Marinkoviq
  2. Çedomoir Aksiq
  3. Zhivorad Stojçetoviq
  4. Bogdan Nojiq
  5. Jovica Stojkoviq
  6. Momir Ristiq
  7. Zvonko Ristiq
  8. Ljubomir Nojiq
  9. Nenad Marinkoviq
  10. Pavle Marinkoviq
  11. Zoran Nedelkoviq
  12. Sllavisha Marinkoviq
  13. Vojisllav Janiçijeviq
  14. Milivoje Çanoviq
  15. Jovica Jovanoviq
  16. Stojan Aksiq
  17. Milorad Kostiq
  18. Dragisha Kostiq
  19. Dragan Tasiq

Asnjë prej këtyre dhe kriminelëve të tjerë nuk është përgjigjur për këto vepra barbare që kanë kryer kundër shqiptarëve të paarmatosur,  ndërkohë që Qeveria e Kosovës, për hir të marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka amnistuar të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime jo vetëm në Reçak po kudo në Kosovë.

Kur kriminelët kthehen  në vendin e krimit, 15 vjet më vonë…

Sot në 15-vjetorin e Masakrës së Reçakut, njërës ndër masakrat më të shëmtuara, që ka kryer regjimi serb në vendin tonë, Qeveria në Prishtinë i ka lejuar ta vizitojë Kosovën, kryeministrit të  Serbisë Ivica Daçiq. Ai, as edhe me këtë rast  nuk ka pranuar të kërkojë falje për krimet, që ka kryer regjimi i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, kur ai ishte zëdhënës dhe mbështetës i kryekriminelit të Serbisë, Milosheviq. Daçiq ka deklaruar me këtë raste se kurrë nuk do t’ iu kërkoj falje shqiptarëve për vrasjen dhe masakrat që i ka kryer regjimi serb gjatë kohës së luftës dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht bisedimeve dhe rezultatit të arritur në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar.

Kriminelët serbë kanë kryer krime kundër njerëzimit në Reçak, Meje, Abri, Lybeniq, Krushë, në Therandë dhe në qindra vendbanime të tjera të Kosovës. Ata nuk janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer. Një pjesë e tyre janë amnistuar, një pjesë tjetër shëtit lirshëm nëpër qytetet e Kosovës, por edhe nëpër qendrat  e   ndryshme të Evropës, meqë BE-ja i ka hequr Serbisë vizat, por nuk ia ka hequr shqiptarëve të Kosovës.

EULEX-i kërkon të shpallë fajtorë dhe të dënojë luftëtarët e lirisë së Kosovës, për shkak se kanë ndaluar kriminelët serbë, apo ndonjë bashkëpunëtor të tyre. Prej vitit 2008 e deri tani EULEX-i ka arrestuar e ka  dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe asnjë kriminel serb. ( Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …