Në raportin mujor të publikuar nga Opservatori Sirian për të Drejtat e Njeriu, thuhet se në muajin korrik 769 civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Asadit. Në mesin e tyre 253 ishin fëmijë dhe 197 gra. Po ashtu thuhet se fakti që 59 për qind e të viktimave janë gra dhe fëmijë është tregues i qartë se regjimi qëllimisht i shënjestron civilët. Në raport potencohet se nga sulmet ruse kanë vdekur 293 civilë prej të cilëve 105 fëmijë dhe 66 gra, 40 civilë nga sulmet e PYD, në mesin e të cilëve 11 ishin fëmijë dhe pesë gra, ndërsa nga sulmet e DAESH jetën kanë humbur 156 civilë, në mesin e të cilëve 33 ishin fëmijë dhe 14 gra. Nga sulmet e forcave të armatosura kanë vdekur 67 civilë, prej të cilëve 15 ishin fëmijë dhe 13 gra, ndërsa nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar jetën kanë humbur 189 civilë, në mesin e të cilëve 78 fëmijë dhe 39 gra. Në raportin e SNHR-së bëhet e ditur se 97 civilë, prej të cilëve 36 fëmijë dhe 21 gra, kanë vdekur si pasojë e sulmeve të ndryshme me bomba autorët e të cilëve nuk janë përcaktuar ose si pasojë e mbytjes në ujë. Më tej raporti vë në pah se forcat e regjimit dhe Rusia kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe se kanë kryer shumë krime të luftës, ndërkohë që pohon se 90 për qind e sulmeve i kanë shënjestruar civilët apo pasuritë e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …