Kreu i Vatikanit, Papa Françesku u është bashkuar zërave të udhëheqësve perëndimorë, të cilët shpesh deklarojnë se ISIS-n nuk ka lidhje me Islamin. “Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe për katolikë të dhunshëm. Kam folur gjatë me Imamin e Kajros, e di atë që mendojnë, duan paqen. Në çdo besim fetar, ka ‘grupe fondamentaliste’. Shteti që e përkufizon veten si islamik, paraqet kartën e tij të identitetit, por nuk është Islami”, tha Papa Françesku. Papa ka dënuar sërish luftërat që bëhen në emër të besimit, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Një mesazh i ri paqeje pas atyre të lëshuara në ditët e shkuara, që e kanë si protagonist në Krakova së bashku me 1 milionë e 600 mijë të rinj në Ditën Botërore të Rinisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …