Ramush Ahmetaj: Qeveria kukull e Albin Kurtit është qeveri e korrupsionit, varfërimit dhe shkaktare e largimit të rinisë nga vendi

Ramush Ahmetaj: Qeveria kukull e Albin Kurtit është qeveri e korrupsionit, varfërimit dhe shkaktare e largimit të rinisë nga vendi

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, konsideron se qeveria kukull e Albin Kurtit është qeveri e korrupsionit, shkaktare e largimit të rinisë nga vendi dhe varfërimit të popullatës. Asnjë qeveri në udhëheqjen e saj gjer më sot nuk ka bërë gabime më të mëdha se qeveria Kurti. Kosova nuk ka nevojë për një qeveri kukull, por për një qeveri të vërtetë që është në shërbim të qytetarit. Secili qytetar është bindë për ndryshimin e madh, përveç disave që janë verbuar nga ky magjistar politik,  i cili po e qon Kosovën drejt kolapsit. Emrin e vërtetë Qeveria Kurti e ka mashtruese e popullit. Që kur erdhi në pushtet kjo qeveri maskohet dhe ngjyroset nga regjimet e fshehta komuniste të cilat Kosovën e kanë qitë në ankand publik”, ka shkruar Ahmetaj, i cili në këto zgjedhje mban numrin 109 në listën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …