Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Paneli gjyqësor i Hagës shqyrton marrëveshjet e pranimit të fajësisë për tre të akuzuarit; Haxhi Shala, Sabit Jonuzi e Ismet Bahtijari

Paneli gjyqësor në Hagë ka deklaruar se vendimi për pranimin apo refuzimin e marrëveshjeve të pranimit të fajësisë për të akuzuarit Haxhi Shala, Sabit Jonuzi dhe Ismet Bahtijari do të merret në kohën e duhur. Këta të akuzuar kanë pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë përmes marrëveshjeve të arritura me Prokurorinë. Ata akuzohen për bashkëpunim në përpjekjen për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë dhe për të ofruar benefite në këmbim. Veprimet dyshohet se janë kryer nën direktivën e Haxhi Shalës. Haxhi Shala, pajtohet me një dënim deri në tri vjet burg. Sabit Jonuzi: Dënimi mund të sillet nga 24 deri në 30 muaj. Ismet Bahtijari: Pranon që nëse dënimi i tij është dy vjet ose më pak, nuk do ta apelojë. Sipas Prokurorisë, kontaktet me dëshmitarin u kryen në prill 2023, përmes vizitave nga Bahtijari dhe Jonuzi në shtëpinë e tij, duke synuar tërheqjen e dëshmisë me premtime për përfitime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …