leoni

Vjosa Osmani; Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh

Kryetarja, Vjosa Osmani, në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri ka thënë se të dyja vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe të qytetarëve tonë brenda familjes së kombeve europiane. Lidhja e thellë është e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita-ditës, tha kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan reagojnë kundër padrejtësive, që po iu bëhen krerëve të UCK-së, në Hagë

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan kanë reaguar me një deklaratë kundër padrejtësive që po iu bëhen …